Tre persona janë lënduar, dy prej të cilëve dyshohet që lëndimet i kanë marrë nga një mjet i prehtë gjatë një rrahje afër shkollës “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje për media lidhur me rastin në fjalë.
Ahmeti ka deklaruar se personat e lënduar janë dërguar por trajtim mjekësor, ndërsa policia ka arrestuar të dyshuarin.
“Sot rreth orës 13 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tregoi Ahmeti/Njeshi/