9.7 C
Pec
E martë, 21 Mars, 2023

Therje me thikë në Prishtinë, dy persona përfundojnë në spital

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Reporteri.net se njëri nga viktimat dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

“Sot rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...