Prishtina nuk po gjen qetësi. Një tjetër rast i rëndë ka ndodhur të hënën pasdite.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar për media se një person është therur me thikë në rrugën “Lekë Dukagjini”.
“Sot rreth orës 18 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.”, ka thënë Ahmeti./Njeshi/