20 C
Pec
E enjte, 17 Prill, 2025

Thirrja e Presidentes Osmani për pezullimin e tarifës ndaj SHBA-së, vlerësohet nga kongresistët amerikanë

Thirrja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për pezullimin e tarifës doganore prej 10% ndaj mallrave nga Shtetet e Bashkuara ka marrë vëmendjen e kongresistëve amerikanë, të cilët e kanë vlerësuar lart këtë hap.

Kongresisti republikan Carlos A. Gimenez ka falënderuar publikisht Osmanin, duke thënë se veprimi i saj është pritur mirë në SHBA dhe se edhe aleatët evropianë duhet të ndjekin këtë shembull.

“Faleminderit zonja Presidente! Kjo është pritur mirë në Shtetet e Bashkuara. Edhe aleatët tanë të tjerë në Evropë duhet të ndjekin shembullin tuaj”, ka deklaruar Gimenez.

Edhe kongresisti tjetër amerikan, Keith Self, ka përshëndetur këtë thirrje të Osmanit, duke e cilësuar atë si një mësim të rëndësishëm për partnerët evropianë.“Ky është një mësim i jashtëzakonshëm në lidership për partnerët tanë evropianë që duhet ta marrin parasysh”, ka shkruar republikani Self.

Presidentja Osmani e bëri këtë kërkesë një ditë pasi SHBA vendosi një tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova.Ajo theksoi se pezullimi i tarifës do të ndihmonte në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe strategjike mes dy vendeve, duke dërguar një mesazh të qartë për gatishmërinë e Kosovës për partneritet më të fuqishëm me SHBA-në./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...