2 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Thirrja që shpëton jetë, shënohet dita Evropiane e numrit emergjent 112

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se sot shënohet dita Evropiane e numrit emergjent 112.

Në një njoftim për media AME ka bërë të ditur se këtë ditë do ta shënoj edhe në Kosovë me një mori aktivitetesh.

“Vazhdimi i traditës në promovimin e vlerave përmes këtij aktiviteti ka historikun e sajë që nga viti 2011, deri sa instalimi i përdorimit të numrit unik emergjent evropian 112 ka zanafillën e vetë  që nga viti 2001 , ku përmes një projekti pilot numri emergjent 112 kishte filluar së zbatuari në rajonin e Prizrenit, e më vonë edhe në gjithë Kosovën.

Numri unik emergjent evropian 112 është shërbim 24/7 pa pagesë në gjithë territorin e Republikës për të gjithë qytetarët e vendit, duke ofruar ndihmë dhe koordinim të gjitha shërbimeve emergjente në raste të fatkeqësive dhe incidenteve”, thuhet në njoftim.

AME ka bërë të ditur se promovimi i përdorimit të numrit unik emergjent evropian në Kosovë edhe këtë vit shënohet me disa aktivitete, të cilat s’bashku kontribuojnë vetëdijësimit për përdorim të komunkimit vetëm në raste kur qytetari i vendit është në emergjencë dhe kërkonë ndihmë nga institucionet përgjegjëse të shtetit të Kosovës në cilin do vend ku ndodhen ato.

“Prandaj, apeli për përdorimin e duhur emergjent është detyrim i secilit qytetarë të vendit, sepse thirrja e duhur shpëton jetë, deri sa keqpërdorimi kërcënon jetën e qyetarit në emergjencë”, thuhet në njoftim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...