Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ Sh.A. – Pejë, nëpërmjet Zyrës së saj për Media, ka ftuar konsumatorët borxhlinjë që shlyejnë borxhet e akumulara.
Afati për shklyerje të borxheve apo riprogramin është deri më 15 Janar 2025, thuhet në njoftim, ndërsa në të kundërtën Kompania deklaron se mbetet e detyruar që të kalojë në forma tjera ligjore, siç janë çkyçjet dhe dërgesat tek përmbaruesi.
Njoftimi i plotë:
‘Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, fton konsumatorët shtëpiak, komerical dhe industrial, të zonës së saj të mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik që deri më datë 15 Janar 2025, të kryejnë pagesën e borxheve të akumuluara të ujit shpenzuar.
Në të kundërtën, pas kësaj date, KRU ‘Hidrodrini’ është i detyruar që në kuadër të obligimeve për arkëtimin e borxheve të akumuluara, të aplikojë masa të cilat do rezultojnë me:
* ÇKYÇJE INDIVIDUALE TË KONSUMATORËVE BORXHLINJË,
* DËRGESË TEK PËRMBARUES
* dhe FORMA TJERA LIGJORE.
KRU ‘Hidrodrini’ me shërbimet e veta të shtrirjes në komunat e sipërshënuara, mbetet ndër kompanitë më serioze dhe profesionale në furnizim me shërbime për konsumatorë.
KRU ‘Hidrodrini’, falënderon konsumatorët e rregullt të cilët po kryejnë vazhdimisht obligimet financiare ndaj Kompanisë tonë, për shpenzimin e ujit nga ana e tyre.’-thuhet në njoftimin e Menaxhmentit Rajonal, të nxjerrë në media nga Zyra përkatëse e kompanisë./Njeshi&RADIO 1/