6.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Thirrje urgjente për shuarjen e zjarreve në bjeshkët e Lybeniqit (FOTO)

Banorë të fshatit Lybeniq, raportojnë në ‘RADIO 1’, për zjarre aktive që nga dita e shtunë në bjeshkët e fshatit.

Pohojnë të jenë aktivizuar në grupe vullnetare komuniteti, të mbëshetur edhe nga alpinista, meqë fshati ka edhe Shoqatën Bjeshkatare Alpiniste ‘Lybeniqi’, për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Besnik Huskaj, banor, thotë se në shuarjen e zjarreve, banorëve u ka dalur në ndihmë Brigada e Zjarrëfikësve të Pejës dhe Agjensioni për Pylltari, mirëpo terreni është tejet i vështirë dhe bëhet thirrje që të gjenden mekanizma nga komuna e Pejës dhe KFOR-i, për të intervenuar.

“Kemi kontaktuar edhe me komunë për ndonjë ndihmë nga KFOR-i, por ende nuk ka asgjë.”-thotë Huskaj.

Ka reaguar edhe Kryeasambleisiti i Komunës së Pejës nga radhët e AAK-së Drin Veselaj.

“Apelojmë drejtpërdrejt tek institucionet e vendit: Komuna, Qeveria dhe KFOR-i. Situata kërkon një angazhim të përbashkët për të parandaluar një katastrofë të mëtejshme. Zjarri nuk është thjesht një problem lokal, por një sfidë për të gjithë ne, një kërcënim për ekosistemin dhe për jetën e secilit që ndjen lidhje me këto male. Institucionet duhet të përgjigjen menjëherë dhe me të gjithë fuqinë e tyre për të mobilizuar mjetet dhe personelin e nevojshëm për të ndalur zjarrin. Zjarrfikësit, forcat e rendit dhe mbështetja logjistike nga shteti janë të domosdoshme. Nëse këto institucione nuk veprojnë tani, pasojat do të jenë të pallogaritshme, jo vetëm për bjeshkët dhe banorët e Lubeniqit, por për të gjithë komunitetin tonë dhe për të ardhmen e brezave që do të vijnë.”-thotë Veselaj i AAK-së.

Veselaj bënë të ditur se zjarret kanë përfshirë bjeshkët e Lybeniqit nga e Shtuna dhe se po shkaktojnë një dëm të jashtëzakonshëm në mjedisin natyror, kafshët dhe në mënyrën e jetesës së banorëve që kanë lidhur jetën e tyre me këto male./RADIO 1/

    

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...