15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Thuajse një vit jashtë fushave, Ancelotti zbulon datën e rikthimit për Courtois

Thibaut Courtois sheh “dritë në fund të tunelit”. Portieri i Real Madrid që dëmtoi gjurin në fillimin e sezonit dhe që është jashtë fushave të lojës prej mesit të muajit gusht të vitit të kaluar, është gati për t’u rikthyer në kuadratin e gjelbër.

Lajmin e jep vetë trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp para ndeshjes së LaLiga-s, në transfertë ndaj Real Sociedad.

“Courtois është mirë dhe besoj se do të jetë pjesë e skuadrës nga java e ardhshme në kampionat, në ndeshjen kundër Cadiz. Madje, mendoj se edhe mund të luaj në atë sfidë”, u shpreh tekniku italian.

Kështu, Real Madrid gjen përforcime në pjesën më të rëndësishme të sezonit, edhe pse duhet theksuar se deri më tani, portieri Lunin ia ka dalë të jetë në lartësinë e duhur për skuadrën e Los Blancos, madje në çerekfinalen e Champions League ndaj Manchester Cityt ishte vendimtar me dy penallti të pritura./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...