11.4 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Thyhen sërish xhamat e vagonëve të riparuar në Han të Elezit

Dje rreth orës 17:45, persona të pandërgjegjshëm kanë thyer xhamat e disa vagonëve të trenit në Han të Elezit, të cilët sapo ishin riparuar.

Ngjarja e papërgjegjshme ka shkaktuar reagime të ashpra nga kompania Trainkos, e cila e ka cilësuar situatën shqetësuese.

“Kjo ndodh brenda një jave – thyhen xhamat e vagonëve të cilët posa janë riparuar dhe presim që t’i fusim në operim”, thuhet në reagimin e Trainkos.

Nga kompania kërkohet që institucionet përkatëse të merren seriozisht me rastin dhe të ndërmerren masa për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme të infrastrukturës hekurudhore. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...