20.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Tigri ikë nga shtëpia e pronarit dhe shëtitet në një lagje të Houstonit, fqinjët kaplohen nga frika e paniku

Një tigër është vërejtur duke shëtitur lirshëm rrugëve të një lagje në Houston të Teksasit.

Gjykuar nga pamjet, qytetarët ishin futur nëpër shtëpitë e tyre nga frika se mund ta pësojnë me jetë, e një burrë është parë duke ia drejtuar revolen.

Tigri madje kishte qafore, e burri që ia kishte drejtuar revolen tigrit dëgjohet duke ia “mbledhur betë” pronarit të kafshës së egër që i kishte ikur.

 

“Kështu në oborr po shëtitet një tigër i Bengalit. Çfarë dreqin po ndodh këtu”, pyeste një grua e cila ishte barrikaduar brenda shtëpisë së saj.

 

E pronari i kafshës më në fund arriti ta fut sërish në shtëpi, ndërkaq për incidentin ishte njoftuar edhe policia. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...