27.9 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

TikTok-u rikthehet në Shqipëri

Platforma TikTok e bllokuar nga Qeveria e Shqipërisë ka filluar të funksionojë sërish. Ndonëse ndalesa është ende në fuqi, përdorimi i tij kryhet lehtësisht edhe pa VPN.

Qeveria shqiptare përpara zgjedhjeve parlamentare mori vendimin për të bllokuar TikTok-un, akt i cili u lexua si censurim politik përpara zgjedhjeve, shkruan A2CNN.

Popullaritetit i kësaj platforme ishte aq i madh sa edhe një nga premtimet e opozitës ishte për rihapjen e platformës.

Por premtimin e Berishës duket se po e mbajnë institucionet e Edi Ramës pasi me përfundimin e zgjedhjeve, aksesi në këtë platformë të rrjeteve sociale është edhe më i lehtë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...