21 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Time Kadrijaj: Kurti po blen kohë, ndërprerja e seancës është antikushtetuese

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, tha e vendimi i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për të ndërprerë seancën e sotme pa u hedhur në votim pika e parë e rendit të ditës që dështoi të kalojë të martën, është shkelje.

“Në pikën që ka ngelë e që është votimi i raportit, ne pritëm që të ketë votim dhe krejt rastësisht kryesuesi konstatoi sa deputetë janë prezentë dhe pas kësaj tregoi që meqenëse s’ka pasë konsensus ndërpritet seanca. Kjo është antikushtetuese e antiligjore sepse në fakt ai është dashur që të hedhë në votim dhe që deputetët sipas dëshirës të votojnë”.

Ajo tha se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po tenton të blejë kohë meqë s’i ka votat që i duhen për të formuar institucionet si fitues i zgjedhjeve.

“Kurti po dëshiron me ble kohë sepse s’i ka votat për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe qeverisë, s’e ka shumicën e thjeshtë”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...