33.6 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

“Time”: Shqipëria, destinacioni më tërheqës dhe argëtues i verës

E përditshmja britanike “Time” i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë duke rekomanduar për turistët vendet që duhet të shikojnë, për një kulturë të pasur, kulinarinë e shijshme dhe plazhet me ujë kristal e ngjyrë të bruztë që shpesh konsiderohen edhe si “Maldivet e Evropës”.

Mrizi i Zanave, një restorant ferme në stilin agroturizëm në veri të Shqipërisë, është pikërisht ai lloj vendi që dëshironi ta gjeni me pushime, por disi rrallë e bëni. Ka pata dhe dhi, ka pemishte shege dhe ullishte te shtrira në male të largëta; aty është dyqani i vogël më tërheqës që shet raki dhe produkte të kulinarisë shqiptare, dhe ambiente të qeta me dru e gurë në mes të natyrës.

Pasi mbërrita pas një udhëtimi dy-orësh me makinë, familja ime prej katër anëtarësh u ndje sikur kishim marrë pjesë në një dasmë fshati të shekullit të 19-të. Vendi është i famshëm në nivel kombëtar. Nëse ky vend do të ishte në Toskanë apo Katalonjë, ai do të kishte çmime 8-fish më të larta dhe do ishte i mbushur plot me influencues.

Ne kishim ardhur në Shqipëri për një pushim familjar me premisën se kombi i vogël ballkanik mund të ishte thjesht “Greqia e re” ose ndoshta “Kroacia e ardhshme” – një destinacion jo shumë i largët, me diell dhe relativisht i lirë për pushime familjare. Klima është me të vërtetë e bukur.

Megjithatë, disa orë pas zbarkimit në Tiranë, kryeqyteti, është një vend me histori, kulturë dhe gjuhë unike, njerëz jashtëzakonisht miqësorë. Nëse dëshironi të ecni në veriun alpin, ju këshillojnë të shkoni në Theth, me vargmale të larta dhe jashtëzakonisht të bukura.

Gjithsesi, popullsia vendase ka luftuar me pushtuesit romakë, sllavë, osmanë dhe italianë fashistë. Pasluftës, diktatori Enver Hoxha e ktheu Shqipërinë në Korenë e Veriut të Evropës, duke imponuar një formë komunizmi aq të ashpër, sa ia kaloi dhe Bashkimit Sovjetik dhe Kinës. Vitet postkomuniste u shënuan nga kaosi ekonomik dhe trazirat civile.

Por, ekziston një ndjenjë të prekshme optimizmi tani, me kryeministrin e fundit të Shqipërisë, Edi Rama, duke dhënë një shembull vetëbesimi të sapogjetur të vendit. Ish-basketbollist dhe artist modern, që flet rrjedhshëm pesë gjuhë, Rama është një politikan i hapur, kozmopolit dhe urban. Ndërsa ishte kryebashkiak i Tiranës, një nga veprimet e tij të para ishte rilyerja e fasadave gri staliniste të qytetit me ngjyra të ndezura. Ja disa nga qytetet që duhet të vizitoni.

Durrësit ka një bregdet të bukur dhe duket si një kartolinë e viteve 1970. Ka një amfiteatër romak dhe shumë kafene të këndshme. Kaluam gjithashtu një pasdite të qetë duke eksploruar rrugicat e pjerrëta të Beratit, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s që daton që nga epoka bizantine. Qyteti i “një mbi një dritareve” me ndërtesat e tij unike ngrihen në kodër pranë lumit Osum deri në kalanë e qytetit

Një tjetër ekskursion i preferuar ishte Shkodra dhe “porta” për në malet “Bjeshkët e Nemuna”. Shkodra është një qytet turistik i qetë ku mund të bëni një shëtitje me ndërtesat dhe natyrën e saj unike.

Nëse preferoni plazhet e bukura me ujë të kristaltë atëherë duhet të shkoni patjetër në Ksamil, një fshat bregdetar në skajin jugor të Shqipërisë ofron bare me pamje nga plazhi dhe ishujt e pabanuar.

Saranda është një tjetër vend turistik ku mund të shijoni plazhet, kulturë dhe argëtime në disa nga restorantet më të njohura të zonës. Një tjetër destinacion është Dhërmiu, fshati bregdetar organizon dy festivale të muzikës elektronike, “Kala Festival” dhe “ION Festival”.

Nëse nuk jeni adhurues të festave, një udhëtim në Syrin e Kaltër, një orë me makinë nga Ksamili, është një ndalesë “e detyrueshme”. Ky burim natyror që rrjedh nga një shpellë nënujore me ngjyrë bruz duket si një sy gjigant. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...