24.3 C
Pec
E martë, 8 Korrik, 2025

TIMO FLLOKO u shpallë “QYTETAR NDERI” I PEJËS

Artisti dhe aktori i njohur shqiptar Timo Flloko, i cili edhe ka lindur në Pejë, është shpallur “QYTETAR NDERI” i këtij qyteti.

Nderimi ka pasuar prag-kremtën e 16 Qershorit – 26 vjetorit të Çlirimit të qytetit nga okupatori serb.

Lajmi u bë i ditur edhe nga komuna e Pejës.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Rexhep Kutrbogaj i kanë ndarë titullin “Qytetar Nderi” i Komunës së Pejës, Timo Fllokos për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, si aktor në skenën e artit shqiptarë, në role të mëdha në teatër dhe kinematografi, si regjisor veprash me vlerë dhe si poet, me ndikim, reprezentacion i Kosovës dhe Shqipërisë, në të gjitha skenat botërore, fitues i shumë titujve ndërkombëtar dhe i lindur në Pejë, i cili ka kontribuar për shpalosjen e vlerave artistike dhe kulturore të Komunës së Pejës.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri theksoi s’e është nder për ne, që të ndajmë titullin “Qytetar Nderi” i Pejës, sepse ky është një kujdes i vogël për punën tuaj të madhe.

Aktori i mirënjohur, Timo Flloko theksoi s’e është një kënaqësi e veçantë për mua, sepse unë kam një rrugë me emrin tim në Pejë, por kjo është maja e piramidës, sepse unë kam lindur në këtë qytet, këtu jam rritur, këtu kam kaluar gjithë fëmijërinë dhe si të vijë në Pejë për mua gjithçka është ndryshe, sepse rrënjët janë këtu dhe ju falënderoi shumë për titullin “Qytetar Nderi” i Pejës./Njeshi/

Ish/Prefekti i Pejës Et’hem Çeku, me fjalë të ndjera për vdekjen e Leman Hatashit: Iku arkitektja që i dha jetë rindërtimit të Pejës së djegur

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...