Në kuadër të punimeve të këtij Samiti, Bashkia e Tiranës ka planifikuar organizimin e një sërë aktivitetesh nga data 28 Shkurt–2 Mars, nga mëngjesi deri në mbrëmje. Panairi i Artizanëve, performanca fantastike e Ansamblit Tirana, ekspozita “Tirana Kryeqytet” apo nisma “Eja luaj në parkun tënd” janë disa prej aktiviteteve që Bashkia e Tiranës ka përgatitur këto ditë për bashkatdhetarët. Programi me aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës.
]]>Tirana mikpret Samitin e II-të i Diasporës Shqiptare
Tirana do të mikpresë Samitin e II-të i
Diasporës Shqiptare do të zhvillohet në datat 28 shkurt – 2 mars ku do të
marrin pjesë personalitete shqiptare të spikatura të biznesit, shkencës, artit
dhe kulturës që jetojnë jashtë vendit. Ky Samit do të mundësojë një hapësirë
diskutimi për çështje të ndryshme të politikëbërjes së shtetit shqiptar,
përfshirë qasjen e re të bashkëpunimit me Diasporën dhe njëkohësisht
këndvështrimin e Diasporës mbi impaktin e këtyre politikave, duke evidentuar
sukseset e arritura dhe vështirësitë e hasura gjatë këtij bashkëpunimi