21.7 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Tirana nën masa të larta sigurie për të pritur Zelenskyn

Nesër Shqipërinë do ta vizitoj presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili do të pritet në takim nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Njohësit e zhvillimeve politike duke e komentuar vizitën e presidentit ukrainas, thonë se Shqipëria po dëshmon se është partnere e besueshme e Perëndimit. Të martën në kryeqytetin shqiptar do të arrijë njëri nga politikanët më të përfolur në botë, Volodymyr Zelensky.

Në Tiranë, Zelensky do të pritet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më të cilin një ditë më pas do ta organizojnë Samitin për Ukrainën. Që nga ditët e para të luftës, Shqipëria është rreshtuar me vendet perëndimore duke e përkrahur Ukrainën në luftë me Rusinë.

Analisti nga Tirana, Ben Andoni, thotë se kjo vizitë e presidentit të Ukrainës në Shqipëri, dëshmon edhe njëherë se vendi po bënë progres të dukshëm në arenën ndërkombëtare. Megjithatë Andoni, shprehet kritik për mënyrën se si po udhëheq me vendin kryeministri Rama.

Si tejet të rëndësishme për imazhin e Shqipërisë këtë vizitë e sheh edhe profesori universitar, Seb Bytyçi. Ai madje thotë se Shqipëria mund t’i ndihmojë edhe me armë shtetit ukrainas.

Kujtojmë që kryeministri, Edi Rama, kishte vizituar Kievin me 15 qershor të vitit 2022, duke i ofruar mbështetje ukrainasve. Shqipëria së bashku me vendet e tjera të rajonit me përjashtim të Serbisë ka vendosur sanksione ndaj Rusisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...