20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Tiranë, Basha: PD regjistrohet në zgjedhje, por me kushte

Gjatë një mbledhjeje me kryesinë e partisë, kryetari demokrat Lulzim Basha ka bërë tre propozime që duket se do të përcaktojnë edhe fatin politik, jo vetëm të kësaj force, por edhe të skenës politike shqiptare.

Kështu, Basha i propozoi kryesisë që, regjistrimi në zgjedhje të ndodhë vetëm pas krijimit të kushteve që ato të mbahen të barabarta; në rast të kundërt të mos lejohet mbajtja e zgjedhjeve fasadë dhe, së treti të mandatohet kryetari i partisë dhe sekretari i Përgjithshëm per të negociuar me partitë aleate marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira.

Tre vendimet që Basha i propozoi kryesisë:

1.      Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata aktuale politike në Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me  krimin e organizuar për blerjen e votave.
2.      Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
3.      Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizimin e aksionin opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...