10.8 C
Pec
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Tiranë, LSI: Rama, një vrasës, kriminel dhe i çmendur!

Tiranë, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama një kriminel, vrasës dhe të çmendur. Gjatë protestës së opozitës para Parlamentit në Tiranë, ajo i bëri thirrje Ramës që të mos urdhërojë më policinë që të shkelë ligjin.

“Ata deputetë që u betuan sot, më shumë se kurrë kanë frikë. Ata nuk përfaqësojnë partitë politike. Secili nga ne përfaqëson një familje shqiptare. Sot ne jemi këtu e do jemi gjithnjë. Nuk do dorëzohemi asnjëherë. Rama dështoi me policinë, kur policia pranon vetë që ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët e saj. Të rrethosh motrat e vëllezërit e tu, ose je kriminal e vrasës, ose je i çmendur. Ky njeri i ka të dyja. Ai ka një problem, nuk i do qytetarët e tij; ne na dhimbset Rama dhe familjarët e tij, por ne s’mund të lejojmë që Rama mes krimit të organizuar të bëjë si të dojë me Shqipërinë”.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...