18.8 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Titulli i tetë radhazi, Juventusi shpallet Kampion i Italisë

Për të tetën herë radhazi, Juventusi është shpallur Kampion i Italisë, pas fitores me përmbysje rezultati ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e javës së 33-të të Serie A.

Në “Allianz Stadium”, Juventusi vuajti në pjesën e parë, aty kur Milenkoviç shënoi që në minutën e 6, ndërsa Chiesa u ndal vetëm nga shtylla në minutën e 34-t në një mundësi për të dyfishuar.

Në të vetmin aksion të rrezikshëm juventin, Alex Sandro arriti të shënonte dhe të barazonte shifrat përpara se të mbyllej pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, bardhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 52-të, duke detyruar Pezzella- të fuste topin në portën e tij, pas një aksioni të shpejtë të Cristiano Ronaldos.

Ky është titulli i 35-të kampion në historinë e “Zonjës së vjetër”, por ajo që vlen më shumë të theksohet është fakti që është i teti në radhë, gjë që tregon dominimin total të futbollit të Apenineve.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...