6.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Tjetër aksion në veri – policia gjen raketahedhës dhe pajisje ushtarake

Një tjetër aksion i policisë është zhvilluar në veri të vendit, ku janë gjetur tre raketahedhës krahu, dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një antiplumb dhe një gazmaskë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se terrorizimi i sponsorizuar nga Serbia nuk ka vend në Kosovë.

“Terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia si në rastet si ky sot, nuk kanë dhe nuk do të kenë më vend në Kosovë. Nuk do të ndalemi, në çdo cep të Republikës sonë”,ka shkruar Sveçla.

Ndërkaq zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur në rrugën “Kralj Petri”.

“Më datë 07.05.2025, rreth orës 12:50, Sektori Rajonal i Hetimeve, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacion se në rrugën Kralj Petri, tek ndërtesat e ashtuquajtura “Vampirush”, në hyrjen 2, në bodrum, ka armë. Për të parandaluar asgjësimin apo largimin e provave materiale dhe për shkak të rëndësisë së informacionit, menjëherë kemi shkuar në lokacion. Gjatë bastisjes në këtë lokacion kemi has në; 3 raketahedhes krahu , 2 helmeta balistike ushtarake, 2 çanta ushtarake, 1 gazmaskë dhe 1 antiplumb”, tha Elshani.

Ai shtoi se nuk ka persona të arrestuar dhe policia është duke punuar në identifikim të të dyshuarit apo dyshuarve në këtë rast. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...