Trajneri më i mirë në botë në Xhudo, selektori i Kosovës, Driton Kuka ka përgëzuar suksesin e Shqipërisë në Mundje në Lojërat Olimpike Parisi 2024.
“Shqipëria dy medalje Olimpike! Shteti ynë amë fitoj medalje Olimpike dy të bronzta! Gëzuar e urime …Kosova me dy medaljet e Parisit tashmë plot 5 copa. Shekulli i Popullit Shqiptar” ka shkruar Kuka në fb.
Shqipëria ka fituar medaljen e dytë të bronztë, pasi mundësi i natyralizuar Islam Dudaev e mposhti në luftë për medalje të bronztë Iszmail Muszukajev që e përfaqëson Hungarinë.
Të shtunën Chermen Valiev fitoi të bronztën në mundje në kategorinë deri 74 kilogramë. Për Shqipërinë janë dy medaljet e para olimpike ndonjëherë. /Njeshi/