Deputetët shkruan në pushim deri në orën 13:00, mes tensioneve dhe protestës së veteranëve të UÇK-së jasht.
Në seancën e sotme është paraparë edhe shqyrtimi i projektligjit për lejimin e tërheqjes së një pjese të mjeteve nga Trusti. Për këtë, një grup tjetër i qytetarëve po protestojnë, duke marshuar drejt Kuvendit.
Me thirrjet “Trusti është i yni, jo i Qeverisë”, protestuest po u kërkojnë deputetëve që të votojnë PRO këtij projektligji.
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë. Kryeparlamentari Glauk Konjufca, pasi u kthye nga një takim me kryetarët e grupeve parlamentare tha se është i nevojshëm “një pushim deri në orën 13:00”. /Njeshi/