4.6 C
Pec
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Toka bëhet me ishull të ri

Ishujt e Tongas Qendrore, mirëpritën ‘lindjen’ e një ishulli të ri.

Ishulli i ri u shfaq në Oqeanin Paqësor jugperëndimor, ku vullkanet nënujore janë të shumtë.

Një nga këto vullkane të zhytura u ‘zgjua’ më 10 shtator, duke nxjerrë lavë, avull dhe hi, sipas një deklarate nga Observatori i Tokës i NASA-s.

Vetëm 11 orë pasi vullkani filloi të shpërthejë, një ishull i ri ishte shfaqur mbi sipërfaqen e ujit, thotë NASA, e cila kapi imazhet e ishullit të sapolindur me satelitë.

Ishulli i porsalindur u rrit shpejt në madhësi, sipas NASA-s. Më 14 shtator, studiuesit në Shërbimet Gjeologjike të Tongas vlerësuan se ishulli mbulonte vetëm 4,000 metra katrorë.

Por deri më 20 shtator, ishulli ishte rritur për të mbuluar 24,000 metra katrorë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...