11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Tollovi e qytetarëve për vaksinim në sallën “1 Tetori”, policia mban rendin

Për shkak të festës së Fitër Bajramit të enjten është ndërprerë dhënia e vaksinës antiCOVID-19 për grup moshën mbi 65 vjeç,  në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë. Mirëpo, sot në sot në orët e hershme të mëngjesit kjo ka shkaktuar grumbullim të madh të njerëzve që duan të vaksinohen.

Kjo tollovi shihet edhe përmes disa fotografive, ku shihet turma e madhe e njerëzve të cilët nuk janë duke respektuar as distancën prej një metër për shkak të infektimit me coronavirus.

Interesimi i madh si dhe tollovia e njerëzve, ka obliguar pjesëtarë të Policisë së Kosovës që të jenë prezent për të mbajtur rendin.

Madje, disa nga të moshuarit thanë se duke pritur që ta marrin vaksinën qe më shumë se dy orë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...