Avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi iu është pamundësuar të jetë prezent në kohën kur po intervistohet deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi në Prokurorinë Speciale.
Në një prononcim për medie, ai ka thënë se arsyetimi ka qenë i shkurtë dhe i prerë që ai të mos lejohet të marrë pjesë në dëgjimin e deputetit Haki Abazi.
Gashi, thotë se e ka pritur këtë vendim të prokurorit të rastit.
Në anën tjetër, Haki Abazi tashmë ka nisur intervistimin lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Deharit. /Njeshi/