7 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Tomë Gashi pranon zyrtarisht kërkesën e xhaxhait të Lulzim Fejzullahut, i drejtohet Prokurorisë

Avokati Tomë Gashi e ka pranuar zyrtarisht kërkesën e familjarëve të Lulzim Fejzullahut për ta përfaqësuar lëndën e vrasjes së 18-vjeçarit.

Kërkesa, avokatit Gashi iu bë të hënën nga Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i 18-vjeçarit.

Sot, Gashi e ka marrë përsipër përfaqësimin e familjes në këtë lëndë.

Ai e ka dorëzuar autorizimin e tij në Prokurori, Gjykatë dhe IPK dhe ka kërkuar përgjigje nga këto institucione lidhur me shkresat e lëndës.

“Ne cilësi te avokatit-perfaqesuesit juridik te Rrahim Fejzullahut – axha i te ndjerit Lulzim Fejzullahu, sot kam dorëzuar autorizimin ne Prokurori, Gjykate dhe IPK. Tani, po presim përgjigje nga këto institucione”, ka shkruar Gashi.\Njeshi\

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...