19.7 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Tomë Gashi thotë se Astrit Dehari ishte goditur në ballë me boks të hekurit, thërret konferencë për media

Avokati Tomë Gashi ka thirrur konferencë për media për të premten në ora 12:00. Ai ka shtuar se, sipas të gjitha rrethanave, Astrit Dehari, është goditur në ballë me boks të hekurit.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka theksuar se para katër muajsh i është drejtuar me shkrim prokurorit të rastit, Afrim Shefkiut, mirëpo, sipas tij, deri më tash nuk ka marrë përgjigje.

“Prokurorit të rastit Afrim Shefkiu me shkrim, që katër muaj, i kërkuam që të iniciojë hetim penal dhe të identifikojë se kush i manipuloi provat e dërguara në Zvicër, prokurori nuk përgjigjet fare. Prokurorit të rastit i janë bërë dhjetëra kërkesa, në të cilat ai nuk është përgjigjur asnjëherë dhe njëra prej tyre është që të kërkojë sqarime nga ekspertët e mjekësisë ligjore në Prishtinë lidhur me plagët e shkaktuara te Astrit Dehari në ballë e që janë në forma sferike të rrumbullakëta dhe që kanë largësi e diametër të njëjtë dhe, sipas të gjitha rrethanave, janë shkaktuar me goditje me boks të hekurit”.

Gashi ka bërë të ditur se për të gjitha këto, nesër në orën 12:00, do të mbajë konferencë për media në zyrën e tij në Prishtinë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...