16.1 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Tomë Gashi thumbon avokatin e PDK-së: Shumë mirë do të ishte që ta dërgonin në Kushtetuese dhe ligjin për Gjykatën Speciale

Avokati Tomë Gashi ka thënë  se ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese këtë javë, kishte mbështetjen edhe të ambasadave të huaja.

Gjykata Kushtetuese ka gjetur shkelje në ligjin për Këshillin Prokurorial, të iniciuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Kjo ka ngjallur reagime nga ana e opozitës të cilët kërkojnë dorëheqjen e Haxhiut.

“Kishte përkrahjen e ambasadës amerikane dhe agjencive tjera të cilat avancojnë, e jo ndikojnë, ligjet”, tha Gashi.

Teksa juristi Faton Fetahu tha se përfaqësoi PDK-në në këtë proces, parti e cila inicioi procesin në Kushtetuese. Gashi i reagoi duke thënë se e njëjta është dashur të ndodhte edhe me ligjin për Gjykatën Speciale.

“Po e them këtu, shumë mirë do të ishte që ta dërgonin në Kushtetuese dhe ligjin për Gjykatën Speciale”, shtoi Gashi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...