0.4 C
Pec
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Tony Blair mbërrin në Shqipëri

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair ka mbërritur në Shqipëri pasditen e sotme, duke zbarkuar me një helikopter ushtarak në qytetin e Himarës.

Blair shfaqet në video teksa del nga helikopteri, i cili ulet në stadiumin e qytetit bregdetar, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e vizitës së tij.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Blair të ketë mbërritur në Shqipëri për pushime, ndërsa i mundshëm është edhe një takim me kryeministrin Rama përgjatë ditëve në vijim.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri britanik viziton Shqipërinë, pasi ai ka zgjedhur të kalojë pushimet në vend në vitin 2016 dhe në vitin 2021./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...