11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Topin e hedhin te Qeveria, kërkojnë mbështetje për fëmijët me sindromën Down

Një fëmijë me sindromën Down ka gjuajtur një top në oborrin e Qeverisë së Kosovës, duke e simbolizuar kështu kërkesën që ekzekutivi t’i mbështets këta fëmijë për shërbimet terapeotike. Por menjëherë reaguan zyrtarët policor që gjendeshin aty.

Këta të fundit detyruan organizatorët që ta tërheqin topin nga oborri i Qeverisë.

Ky aktivitet u organizua Shoqata Down Syndrome Kosova me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down nën sloganin “A po m’sheh”.

Ndërkohë, u paralajmërua se nga tash e deri në fund të vitit, çdo muaj, më datë 21, një fëmijë do të hedh topin te Qeveria e cila sipas tyre duhet ta marrë topin dhe të shënoj, duke i ofruar këto shërbime të domosdoshme për këta fëmijë.

Udhëheqësja e programeve për shërbime në Shoqatë Down Syndrome Kosova, Ermira Shabani ka se po nisin sensibilizimin me një kërkesë konkrete.

“Kemi vu theksin kryesisht te shërbimet terapeotike të cilat janë të nevojshme dhe të domosdoshme për zhvillimin e fëmijëve me sindromën down , prandaj kërkojmë mbështetjen e institucioneve vendore për ofrimin e këtyre shërbimeve terapeotike“, tha ajo.

Kurse, Albion Zeka nga kjo shoqatë, tha se gjatë gjithë vitit do të shpjegojnë nevojën për këto shërbime.

“Shpresojmë që këtë vit do të arrijmë që shteti të merr përgjegjësi këto shërbime që duhet për këta fëmijë. Do ta vazhdojmë siç iu kemi njoftuar çdo 21 të muajit, deri në fund të vitit do të vjen një fëmijë ta gjuaj një top, duke e simbolizuar kërkesën për Qeverinë që ta merr topin dhe të shënoj, duke i ofruar këto shërbime të domosdoshme“, tha ai.

Shoqata Down Syndrome Kosova, ka vendosur që ky vit të jetë vit i sindromës Down dhe për këtë qëllim gjatë tërë vitit do realizohet një fushatë e gjerë e cila është titulluar “Topi është te Shteti”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...