Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka njoftuar për një takim produktiv që tha se ka pasur me zëvëndëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jonathan Finer, ku folën për dialogun Kosovë-Serbi dhe lidhjet e SHBA-ve me Kosovën.
Si kongresist i qytetit Bronx në Nju Jork, duke përfaqësuar edhe mijëra shqiptarë nga Kosova, Torres tha se ia ka theksuar përfaqësuesit nga Shtëpia e Bardhë, nevojën që të mirëmbahet raporti SHBA-Kosovë.
Torres ka njoftuar se, këtë aspekt, Finer e ka kuptuar tërësisht. Ai shtoi se kërkoi nga Shtëpia e Bardhë që, në dialogun me Serbinë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, Kosova të trajtohet me respekt, siç e meriton një shtet sovran.
“Përfundova bisedën me siguri të plotë se zoti Finer e di rëndësinë kritike të mbajtjes dhe forcimit të marrëdhënieve SHBA-Kosovë”, njoftoi Torres. /Reporteri.net/.
Njoftimi i plotë: