Palestinezët që mbahen në burgun Ofer të Izraelit përballen me “torturë dhe poshtërim sistematik”, pretendon Shoqëria Palestineze e të Burgosurve, duke cituar dëshmitë e të burgosurve, raporton Aljazeera.
Abuzimi në këtë burg është i njëjtë me atë të dokumentuar në objektin Sde Teiman të Izraelit, i cili është tronditur nga akuzat se rojet e tij përdhunuan një të burgosur palestinez.
Që nga 7 tetori, Izraeli ka kryer më shumë se 10,200 arrestime në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe qindra të tjerë në Gaza, duke mbajtur shpesh të burgosur në paraburgim pa akuza.
Shumë prej të arrestuarve nga Gaza po mbahen në burgun Ofer, raportohet tutje. Në fund të korrikut, tetë nga të liruarit nga objekti thanë se kishin përjetuar tortura./Njeshi