16.3 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

Toshkovski: Së paku 51 persona të vdekur në tragjedinë në Koçan

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski bëri të ditur detaje për tragjedinë me zjarrin në diskotekën në Koçan.

Ai tha se numri i të vdekurve është të paktën 51 persona.

Toshkovski tha se sipas informacioneve fillestare, zjarri ka nisur në ora 02:35 pas mesnate, nga shkëndija të fishekzjarreve skenike të cilat më pas kanë marrë flakë në tavan, i cili ka qenë i materialit të ndezshëm.

Ministri thotë se janë arrestuar persona.

Ai kërkoi mirëkuptimin e mediave gjatë raportimit mbi këtë rast, deri sa tha se secili person i përfshirë në këtë tragjedi do të mbajë përgjegjësi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...