9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Touareg është makina e fundit Volkswagen me motor V8 me naftë

Volkswagen me naftë nuk janë dy fjalë që qëndrojnë bashkë këto katër vitet e fundit.

Shumë prodhues makinash kanë vuajtur skandalin dieselgate që ndodhi pak vite më parë. Duke përfshirë këtu marka që janë pjesë e Volkswagen Group, si Porsche dhe Audi. Skandali ka bërë që këto të fundit të ndalin gradualisht prodhimin e makinave me naftë.

Por jo Volkswagen. Kompania nuk është ndikuar nga skandali, të paktën kështu mendojmë.

Në fakt, prodhuesi gjerman ka prezantuar makinën më të fuqishme Volkswagen në Shfaqjen e Makinave në Gjenevë, Touareg V8 TDI.

Touareg V8 TDI përdor motorin 4.0 litër turbodiesel me 416 kuaj fuqi, që lejon SUV-in të arrijë shpejtësinë 100 km/h për 4.9 sekonda.

Por entuziasmi i kompanisë për këtë makinë të fuqishme, vjen me një lajm zhgënjyes. Touareg është makina e fundit Volkswagen që do të përdorë  motorin V8 me naftë.

Prandaj, nëse jeni të interesuar të blini një Touareg V8 me naftë, kjo mund të jetë mundësia juaj e fundit. 

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...