Manifestimi kulturor “Ora e Maleve” në Rozhajë po mbahet sot, ashtu siç mbahet për çdo vit për 15 vjet me radhë.
Edhe edicioni i 15-të iu kushtohet martirëve të kombit, refugjatëve që u vranë 26 vjet më parë në Rozhajë, si dhe kujtohet tradita e kultura e bukur shqiptare, transmeton Klankosova.tv.
Një interpretim të bukur dhanë vajzat nga Deçani, me këngën tradicionale “Kur vjen dhanrri…”.
E njëjtë u veprua edhe kur u këndua ninulla tradicionale e Dukagjinit, e përcjellur me shumë performues.