22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Trafikuan drogë me vlerë 3.3 milionë euro, arrestohet shqiptari, drejtuesi i grupit të kriminal

Shtetasi Islam Sefa, është arrestuar ditën e mërkurë pasi akuzohet se është drejtuesi dhe financuesi i një grupi të trafikimit të drogës në Gjermani.

Pjesë e këtij grupi janë 12 persona nga të cilët 8 janë shqiptarë dhe 4 janë shtetas gjermanë.

Sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 kg marijuanë, me vlerë 3.374.400 euro.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe shqiptare, ka zbuluar se grupi kriminal ishte i përfshirë në trafikimin e narkotikëve nga Shqipëria dhe Spanja në Gjermani.

Pas kontrolleve të ushtruara në territoret shqiptare janë sekuestruar në para, laptopë, celularë, një makinë luksoze BMW X5, dhe sende të tjera me vlerë.

Sekuestrimet në Gjermani përfshijnë një makinë Mercedes, para dhe 60 kg marijuanë.

Hetimet vazhdojnë për të identifikuar dhe arrestuar të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Njoftimi i SPAK:

Për interesa të këtij procedimi penal janë administruar aktet nga autoritetet gjermane dhe franceze të drejtësisë, ku nga këqyrja dhe analizimi i të dhënave të administruara është bërë e mundur identifikimi i 12 (dymbëdhjetë) personave nga atë cilët 8 janë shqiptarë dhe 4 (katër) shtetas gjermanë të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Gjatë hetimeve janë evidentuar 9 (nëntë) episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 (nëntëqindë e dymbëdhjetë) kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro.

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

3.070 (tremijë e shtatëdhjetë) euro;
300 (treqind) dollarë;
2 (dy) laptopë;
4 celularë;
1 DVR + Kamer;
Bizhuteri të ndryshme;
1 (një) orë e markës Rolex
4 çanta te markave luksoze;
3 çelësa automjeti;
Një automjet luksoz tip BMË X5;
Pas kontrolleve të ushtruara në territorin gjerman, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1(një) automjet i llojit Mercedes i tipit Citan;
3.095 (tremijë e nëntëdhjetë e pesë) euro;
2 aparate celularë;
60 kg marijuanë e ndarë në pako me mbishkrimin “Kruja”;./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...