Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Komunën e Deçanit, dyshohet se nënë e bir u mbytën në pishinë.
Rastin e ka bërë të ditur, Bashkim Ramosaj, kryetar në këtë komunë.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e tyre.
Sipas kryetarit Ramosaj, dyshohet që fëmija ka rënë në bazenin e pishinës, ndërsa nëna ka tentuar ta shpëtojë.
Hetimet për rrethanat e tragjedisë janë në vazhdim./Njeshi/