23.3 C
Pec
E diel, 7 Gusht, 2022

Tragjedi në familjen shqiptare në New York, burri hedh gruan nga pallati ditën e datëlindjes

Një krim tragjik brenda një familje shqiptare ka ndodhur në New York.

Mësohet se burri ka hedhur nga pallati ku jetonin bashkëshorten e tij, e për pasojë kjo e fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Krimi i rëndë është ndërmarrë nga shqiptari në ditën e ditëlindjes së gruas së ndjerë. Bëhet fjalë për një çift të moshës 35-vjeçare.

Dy shqiptarët janë prindër të fëmijëve. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar shqiptarin të ndërmarrë aktin ekstrem të hedhjes së bashkëshortes së tij nga pallati.

Ndërkohë nga autoritete në New York ende nuk është bërë publikimi i emrave të plotë të familjes fatkeqe./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...