29.5 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Tragjedi në Prishtinë: Një person ra nga kati i pestë i banesës

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mëngjes në “Lagjen e Muhaxherëve” në Prishtinë, ku dyshohet se një person i moshuar ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese.

Trupi i viktimës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe forenzika.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se informacionin për rastin e morën rreth orës 6 të mëngjesit. Viktima është një mashkull.

“Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes.

Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, deklaroi Ahmeti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...