5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën

Presidenti amerikan, Donald Trump të enjten pretendoi, pa ofruar prova, se iniciativat për diversitet, barazi dhe përfshirje për kontrolluesit e trafikut ajror në Administratën Federale të Aviacionit (FAA) – nën presidentët demokratë – ishin pjesërisht përgjegjëse për përplasjen tragjike mes aeroplanit dhe helikopterit në Uashington.

Aksidenti ajror ndodhi kur një aeroplan pasagjerësh i American Airlines, që po afrohej në Aeroportin Kombëtar Reagan në Uashington, u përplas me një helikopter Black Hawk të Ushtrisë së SHBA-së gjatë një fluturimi stërvitor.

“Unë e vë sigurinë në vend të parë, Obama, Biden dhe demokratët e vendosën politikën në vend të parë, dhe ata e vendosën politikën në një nivel që askush nuk e kishte parë më parë”, tha Trump për gazetarët në dhomën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, duke iu referuar politikave, edhe pse hetimi për atë që ndodhi sapo kishte filluar, shkruan newyorktimes.

Ky është aksidenti i parë i madh ajror komercial në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2009, kur 50 njerëz humbën jetën pas një aksidenti ajror gjatë uljes pranë Aeroportit Ndërkombëtar Buffalo Niagara.

Kur u pyet se si mund të arrinte në përfundimin se politikat e diversitetit të FAA kishin diçka të bënin me aksidentin, ai tha se “sepse kam mendje të zakonshme, okej, dhe fatkeqësisht shumë njerëz nuk e kanë atë”.Ndryshe, Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po kryen një hetim rreth aksidentit ajror./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...