Dy persona humbën jetën mbrëmë në vet-aksidentin që ndodhi në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, si dhe personi i tretë u lëndua.
Derisa njësitet e trafikut po hetojnë shkaqet e vet-aksidentit, nga pamjet që sot ka siguruar KosovaPress-në vendin e ngjarjes, shihet se ata kanë dal nga rruga dhe kanë goditur një lis.
Edhe pse automjeti është hequr mbrëmë nga vendi i ngjarjes, aty ende shihen gjurmë.