Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime, pas tragjedisë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Koçqn të Maqedonisë së Veriut.
“Lajm shkatërrues nga Koçani, Maqedonia e Veriut. Humbja e shumë jetëve të reja është një tragjedi që nuk mund të thuhet.
Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe gjithë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Ju jeni në mendimet dhe lutjet tona”, shkroi Osmani në “X”.
Raportohet se të pakten 50 persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit të rënë në një klub nate, ku po mbahej një koncert. /Njeshi/