20.2 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Tragjedia në Shkodër, gjendet edhe një nga trupat në lumin Buna

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka konfirmuar se është gjetur edhe një trup tjetër në rastin tragjik në Shkodër.

Ministri Balla tha i cili ishte i pranishëm në operacionin e kërkimit, tha se është gjetur edhe trupi i njërit të fëmijëve.

“Fatkeqësisht, dyshimet tona po konfirmohen. Është gjetur edhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë. Gratë dhe vajzat ta denoncojnë dhunën. Kemi përgjegjësitë tona si shoqëri, duhet t’i japim më shumë besim vajazave dhe grave. Erdhi dita ta them me lot në syt, që na duhet një shkëputje nga kjo situatë, reagim mbarëshoqëror. Një rol të rëndësishëm luan shoqëria. Na duhet të rrisim dhe të marrim më shumë përgjegjësi si shoqëri. Policia duhet të reagojë me parandalim, të ndërhyjmë në kohë”, deklaroi ministri Balla.

Ndërsa, dy ditë më parë është gjetur trupi i 9 vjeçares, derisa kërkimet ditën e sotme kanë vazhduar edhe në ujërat malazeze për nënën dhe dy fëmijët tjerë/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...