Një vetaksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sontme rrugës për në Batllavë, në afësi të fshatit Shajkoc.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar në ‘RADIO 1’, se janë lënduar tre persona, derisa dy prej tyre kanë vdekur pasi s’kanë mundur t’i përballojnë plagët.
“Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.Me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti./Njeshi&RADIO 1/