Pavarësisht mbërritjes së yjeve të mëdhenj, si Sadio Mané, Cristiano Ronaldo, Marcelo Brozovic dhe Jhon Duran, Al-Nassr ka pasur vështirësi për të fituar titullin e Ligës Profesionale Saudite.
Klubi e fitoi titullin për herë të fundit në sezonin 2018-2019, dhe ka parë Al-Hilal dhe Al-Ittihad t’ia kalojnë në sezonet e fundit.
Për të ndryshuar situatën, drejtuesit e klubit me seli në Riad janë të etur të sigurojnë shërbimet e një trajneri të ri, të aftë për të menaxhuar egon e një skuadre me kaq shumë yje.
Stefano Pioli, i cili mbajti këtë pozicion vitin e kaluar, pritet të angazhohet te Fiorentina, pasi përfundoi i treti në kampionat, pavarësisht golave të shumtë të Cristiano Ronaldos (25)./Njeshi/