9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Trajneri pejan Fatmir Muhaxheri shkruan historinë e sportit kolektiv në Kosovë

Trajneri pejan i përfaqësuesës së Kosovës në hendboll për moshat U21 Fatmir Muhaxheri ka hyrë në histori si trajneri parë që kualifikon një ekip përfaqësues të Kosovës në një Kampionat Botëror në një sport kolektiv, qoftë për mosha të reja.

“Dardanët” U21 fituan kundër Taipeit Kinez U21 në finale të IHF Trophy Intercontinental me rezultat 30-26 në duelin e zhvilluar në pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Fitorja në këtë turne, i siguron Kosovës U21 pjesëmarrje në Kampionatin Botëror që mbahet në Spanjë (korrik te 2019)

Djelmoshat që shkruan historinë:

Flakrim Beqiraj GK KH Prishtina
Arti Luzha GK KH Vëllaznimi
Lulzim Shabani LW KH Kastrioti
Rinor Avdulli LW HC Bülach (SUI)
Aldi Rudari LW KH Kastrioti
Festim Mustafa LB KH Kastrioti
Jon Muqolli LB KH Besa Famgas
Atdhe Basholli LB KH Prishtina
Arben Dugolli CB KH Kastrioti
Besian Abazi CB KH Prishtina
Drenit Tahirukaj RB KH Besa Famgas
Agon Bajqinovci RW KH Prishtina
Labinot Gubetini RW KH Vushtrria
Albin Xhafolli RW VfLGummersbach (GER)
Etrit Hoxha PV KH Prishtina
Adrian Halili PV HSG Ostsee N/G (GER)
Blend Dalladaku PV HBC Nantes (FRA)
Fatmir Muhaxheri Kryetrajner
Benon Brahushi Trajner
Enver Tahiraj Trajner kondicional
Leonard Bushati Fizioterapeut/Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...