Carlo Ancelotti synonte të forconte stafin e tij trajner me shtimin e Andy Mangan , trajner aktual në Stockport në divizionin e tretë anglez.
Ky ishte rekomandim i Davide Ancelottit, djalit të trajnerit të njohur italian.
Ardhja e Manganit ishte planifikuar sapo të merrte lejen e nevojshme të punës. Megjithatë, siç raportohet nga mediat angleze, leja për të është refuzuar.
Në këtë mënyrë, Ancelotti mbetet pa inkorporimin e Mangan, i cili u specializua në futbollin sulmues dhe synonte të përmirësonte lojtarë si Mbappé, Vinicius, Rodrygo, Brahim, Endrick dhe Güler./Njeshi/