Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar për vizitën që ka zhvilluar sot në Prizren.
Duke i numëruar aktivitetet dhe takimet që ka pasur atje, përfshirë atë me Kryetarin Shaqir Totaj, diplomati britanik, vizitën e ka përshkruar si “ditë e mrekullueshme në Prizren”.
Ai ka thënë se takimi me Totajn ka pasur në qendër bashkëbisedimin për zhvillim ekonomik të kësaj komune. Pastaj, ka njoftuar se ka takuar drejtues të Dokufestit, me të cilët ka diskutuar rreth “vizionit për të ardhmen e këtij festivali. Hargreaves ka vizituar edhe Radio Romano Avazo të cilët britanikët i kanë mbështetur “në zhvillimin e radiostacionit të tyre në gjuhën rome në Kosovë”.
Në njoftimin e tij, Hargreaves ka treguar se nga komandanti i FSK për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese (EOD), ka mësuar rreth trajnimit për ukrainasit. Ndërsa vizitën në Prizren e ka përfunduar ekspozitën Bienales Autostrada që e ka quajtur të shkëlqyer./Njeshi/