4.9 C
Pec
E shtunë, 17 Maj, 2025

Transporti publik dhe mjetet e rënda nuk mund të qarkullojnë në rrugën “Agrim Ramadani” nga nesër

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të punimeve në rrugën “Agim Ramadani”, sipas njoftimit nga Drejtoria e Investimeve Kapitale, për të gjithë Operatorët Privat dhe Publik të Transportit Publik Urban, nga nesër e deri të dielën e 4 majit, kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Bëhet e ditur se linjat e transportit publik që kalojnë në këtë rrugë do të devijohen përkohësisht dhe do të qarkullojnë në rrugët alternative si më poshtë:

-Rruga UÇK;

-Rruga Migjeni;

-Rruga Luan Haradinaj;

-Rruga Ukshin Hoti;

-Rruga Robert Doll;

-Rruga Eqrem Çabej;

-Rruga Dëshmorët e Kombit;

-Rruga Bajram Kelmendi;

(dhe anasjelltas, sipas nevojës së qarkullimit)

Gjithashtu, mjetet motorike me peshë mbi 12.5 ton do të ndalohen të qarkullojnë në këtë segment rrugor nga data 03.05 deri më 07.05.2025. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...