9.4 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Tre ministra britanik kërkojnë shtyrjen e Brexit

Tre ministra të kabinetit qeveritar të Britanisë së Madhe kanë bërë thirrje për herë të parë publikisht që të shtyhet dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian në rast se parlamenti nuk e miraton marrëveshjen me BE-në.

Pak ditë para procesit të votimit në Dhomën e Ulët, deputetët Greg Clark, Amber Rudd dhe David Gauke kanë thënë se koha po kalon shpejt dhe se shpresojnë që brenda pak ditësh të arrihet një marrëveshje përmes negociatave.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, ata kanë deklaruar se janë të gatshëm ta kundërshtojnë kryeministren May dhe të votojnë për ta shtyrë këtë proces.

Britania e Madhe pritet të largohet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian më 29 mars. Marrëveshja e arritur mes Bashkimit Evropian dhe qeverisë britanike nuk i ka marrë votat e mjaftueshme në parlament, por kryeministrja May nuk e ka përjashtuar mundësinë për t’u shkëputur nga BE-ja pa marrëveshje.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...